Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dogana e Kosovës ndalon importin nga Kina, qytetarët kërkojnë më shumë

Kosova në masë të madhe përdor produkte të importuara nga Kina.

Sipas Doganës së Kosovës 125 milionë kilogramë produkte janë importuar nga ky shtet në vitin 2019, që së fundmi po ballafaqohet me virusin vdekjeprurës të njohur si koronavirus.

E për shkak të kësaj, ky institucion ka filluar të marrë masa.

Ndërkaq edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka kërkuar kontroll të veçantë ndaj produkteve ushqimore që vijnë nga Kina, raporton KTV.

Tashmë disa produkte janë larguar nga përdorimi.

Edhe 50 për qind më pak blerje online në Kosovë nga Kina Arbëri 50 për qind më pak blerje online në Kosovë nga Kina

Mirëpo qytetarët e Kosovës nuk mendojnë se autoritetet vendore po marrin masat e duhura për t’u mbrojtur nga ky virus.

Deri më tani, në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast me koronavirusin.