Arbëri

Bahtiri: LDK-ja të bëhet e arsyeshme dhe fleksibile për arritjen e marrëveshjes

 

Kryetari i Mitrovicës dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka ftuar LDK-në që të bëhet e arsyeshme dhe fleksibile për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri ka thënë se kthimi para datës 26 dhjetor nuk është i mundshëm dhe as i arsyeshëm, sepse sipas tij, Kuvendi i Kosovës ka kryetarin më të denjë të zgjedhur që prej themelimit të tij.