Caktohet seanca e Kuvendit me 3 shkurt, Konjufca optimist se marrëveshja VV-LDK do të bëhet

Caktohet seanca e Kuvendit me 3 shkurt, Konjufca optimist se marrëveshja VV-LDK do të bëhet
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se mandatari për kryeministër i është drejtuar Kuvendit me kërkesë për paraqitjen e qeverisë së ardhshme.
Ai ka thënë se mbledhja e Kryesisë ka vendosur që mbledhja të mbahet të hënën në orën 11:00.
Konjufca ka thënë se bisedimet me LDK-në po vazhdojnë dhe nuk ka ende marrëveshje përfundimtare.
Ai ka thënë se është optimist se marrëveshja do të bëhet dhe askush nuk do ta ndalë formimin e qeverisë Kurti, raporton Koha.net.
Sipas tij, e tëra që duhet bërë është implementimi i zërit të qytetarëve më 6 tetor.
I pyetur se a do të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit, Konjufca ka thënë se në Kosovë nuk është koha e dorëheqjeve por e emërimeve.
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Të pranishëm janë të gjithë përfaqësuesit e grupeve parlamentare.
Kjo mbledhje po mbahet me kërkesë të mandatarit për kryeministër dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, i cili ka kërkuar që të caktohet seanca për votimin e qeverisë, raporton KTV.
Sipas kërkesës, seanca parashihet të mbahet me 3 shkurt në orën 11:00.
Kryesia e Kuvendit sot cakton seancën për votimin e qeverisë
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot me kërkesë të mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, i cili i ka kërkuar caktimin e datës së mbajtjes së seancës për votimin e ekzekutivit.
Sipas afatit kushtetues, Albin Kurti ka kohë deri më 4 shkurt që t’ia paraqesë për votim kabinetin e tij deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka kërkuar që kjo seancë të mbahet më 3 shkurt, përkatësisht ditën e hënë.
VV dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje për koalicionin qeverisës, për shkak të mospajtimeve rreth postit të kryeparlamentarit dhe atij të presidentit
Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë thënë se Kurti nuk i ka njoftuar se do të thërrasë seancë për votimin e qeverisë.
Ismet Beqiri nga LDK i ftuar në Interaktiv ka thënë se është optimist dhe ka ende hapësirë që marrëveshja VV-LDK do të arrihet në këto dy ditë.
Të njëjtën gjë e ka thënë edhe deputetja nga radhët e grupit parlamentarë të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari.
Ndërkaq të dyja partitë end nuk kanë konfirmuar një takim mes liderëve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Janë numëruar mbi 14 mijë vota nga diaspora

Shqipëria nuk përjashton mundësinë e sigurimit të vaksinave kineze dhe ruse

19 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit – 892 raste

Xhuxheviq: Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet e vetmja mënyrë për ta ndaluar manipulimin elektoral

Shasha: Qëllimet e Rusisë e Serbisë janë një, cenimi i integritetit territorial të vendeve sovrane

Nesër e pasnesër, mot i mirë me diell

MF-ja njofton se ekzekutimi i pjesës së dytë të shtesës për punonjësit e arsimit bëhet në maj

Grenell: Kurti kundërshtoi demarkacionin me Malin e Zi të përkrahur nga Obama e Bideni

Një ditë pas shkarkimit, Bytyqi kthehet në punë

Tetë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

COVAX-i ndryshon datat: Kosova mund t’i marrë 100 mijë vaksina deri në maj
