Arbëri

Ratifikohet marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë e Greqisë

Ratifikohet marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë e Greqisë

Parlamenti i Greqisë ka ratifikuar marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë e Greqisë, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj.

Në një postim në Facebook, Cakaj e ka cilësuar këtë si lajm të mirë për diplomacinë e Shqipërisë e për shqiptarët që jetojnë në Greqi.