Institucionet shëndetësore thonë se rreziku nga Koronavirusi në Kosovë është i vogël Foto: Koha

Institucionet shëndetësore thonë se rreziku nga Koronavirusi në Kosovë është i vogël

27 January 2020 17:56

Ministri në detyrë i shëndetësisë Uran Ismaili, ka thirrur sot në takim krerët e institucioneve releveante shëndetësore në Kosovë, për t’u informuar në lidhje me pneunominë virale koronoavirus.

Sipas një njoftimi për media, gjatë këtij takimi Ismaili ka kërkuar nga të pranishmit informata rreth situatës së coronavirusit si dhe kërkoi nga të gjithë mekanizmat shtetëror e institucional, që të jenë në gatishmëri në rast të paraqitjes së ndonjë rasti të dyshimtë.

Drejtori Ekzekutiv i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka konfirmuar se në Kosovë nuk ka asnjë rast me coronavirus dhe se rrezikshmëria për këtë virus në vendin tonë është e ulët.

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, konfirmoi se si institucion janë të gatshëm për menaxhimin e rateve evantuale dhe përcjelljen e situatës epidemiologjike.

Ndërkaq drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindira Ajazaj-Berisha, ka thënë se tashmë ka bërë përgatitjet e nevojshme sa i përket repartit të izolimit në rast të paraqitjes të ndonjë rasti që do të ketë nevojë për masa izolimi.

Gjatë kësaj jave ministri Ismaili do të ftoj edhe Komitetin Nacional për sëmundje ngjitëse për të diskutuar situatën dhe nivelin e gatishmërisë.

“Institucionet shëndetësore në Kosovë sigurojnë të gjithë qytetarët se janë duke marrë të gjitha masat adekuate, sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, thuhet tutje në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme