Limaj: Kosova në dialogun me Serbinë hyn për arritjen e një marrëveshjeje detyruese për njohje reciproke

Limaj: Kosova në dialogun me Serbinë hyn për arritjen e një marrëveshjeje detyruese për njohje reciproke

22 January 2020 15:37

Zëvendëskryeministri në detyrë, Fatmir Limaj, ka takuar sot ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, me të cilën thotë të ketë biseduar për aktualitetin politik në vend, zhvillimet pas zgjedhore, dialogun me Serbinë dhe liberalizimin e vizave.

Limaj pret që Franca të jetë pro dhe të luajë rol aktiv që Kosova sa më shpejt të marrë liberalizimin e vizave.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, Kosova në këtë dialog hyn me objektiva të qarta: arritjen e një marrëveshjeje detyruese për njohje reciproke mes dy vendeve. Me ambasadoren biseduam edhe për formimin e institucioneve të reja dhe besoj që shumë shpejt Kosova do t’i ketë institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Kreu i Nismës e ka falënderuar diplomaten franceze për mbështetjen e vazhdueshme që Parisi zyrtar ka dhënë për Kosovën dhe të njëjtën kohë ka shprehur gatishmërinë për të thelluar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve mike.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme