Arbëri

Molliqaj, kritika Kurtit: S’reagoi për linjën Prishtinë-Beograd, komentoi për Rugovën vetëm për pushtet

 

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ish-kryetarin e tij, kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh të nominuarin për kryeministër, Albin Kurti, për heshtje ndaj marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë-Beograd si dhe për komentin që e bëri gjatë ditës së sotme me rastin e 14 vjetorit të vdekjes së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Molliqaj, në një postim në Facebook, ka kritikuar edhe qeverinë në largim dhe partitë tjera parlamentare që e lavdëruan këtë marrëveshje, sepse, siç tha ai, me këtë marrëveshje, Serbia arriti që çdo qarkullim ajror që bëhet nga dhe drejt Prishtinës e që duhet të kalojë kah hapësira ajrore e Serbisë, të monopolizohet vetëm nga një kompani – që në anën tjetër mund të shërbejë edhe si ndërmjetësuese potencialisht për kompani ajrore të Serbisë, raporton Koha.net.