Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se emri i Ibrahim Rugovës lidhet me pluralizmin politik, pro-amerikanizmin dhe përpjekjen sublime për liri dhe pavarësi të Kosovës.
“Vlera këto që na duhen edhe sot. Presidenti Rugova ishte bashkudhëtar protagonist në bërjen e shtetit të Kosovës si dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike që garantojnë lirinë, barazinë në mundësi dhe drejtësinë për çdo qytetar”, ka shkruar Veseli.