Thaçi: Në Davos do të shprehë synimet e Kosovës për integrimin evropian

Thaçi: Në Davos do të shprehë synimet e Kosovës për integrimin evropian

21 January 2020 10:19

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po qëndron në Davos të Zvicrës ku do të marrë pjesë në Forumin Botëror Ekonomik.

Thaçi nëpërmes një postimi në Facebook ka thënë se do të shpreh synimet e Kosovës për një perspektivë të qartë të integrimeve evropiane dhe fqinjësi të mirë me vendet e rajonit.

“Në Davos të Zvicrës, pak para nisjes së diskutimeve për dialogun diplomatik për Ballkanin Perëndimor. Në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit do të shprehë edhe një herë synimet e Republikës së Kosovës për një stabilitet të qëndrueshëm ekonomik, për një perspektivë të qartë të integrimeve evropiane dhe për një fqinjësi të mirë në mes të të gjitha vendeve të rajonit tonë”, ka shkruar Thaçi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme