Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Grenell thotë se Trumpi është meritor për Marrëveshjen mbi fluturimet Kosovë-Serbi

I dërguari i veçantë i presidentit të SHBA-së për bisedimet Kosovë -Serbi, Richard Grenell reagoi pas marrëveshjes për fluturimet e synuara direkte ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ambasadori amerikan në Gjermani tha se kjo është një fitore historike që u bë e mundur falë Donald Trump.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka falënderuar edhe NATO-n dhe kompaninë “Luthansa”.

“Presidenti Donald Trump edhe një herë na çoi në një fitore historike. Kosova dhe Serbia sot nënshkruan një marrëveshje për fluturimet e para direkte midis Prishtinës dhe Beogradit pas 21 vitesh. Faleminderit Lufthansa, NATO, Robert C O’Brien dhe liderët e Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Grenell.