Arbëri

Hasani për paralajmërimin e Thaçit ndaj Kurtit: Sjellja e tij është huliganizëm i sofistikuar institucional

Foto: Driton Paçarada / KD
 

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, duke iu përgjigjur deklaratës së presidentit Hashim Thaçi se ai tashmë e ka nënshkruar nominimin e emrit për kryeministër nga partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse kjo parti nuk i ka dërguar ende emrin për mandatar, ashtu siç e kërkon Kushtetuta dhe aktgjykimi i vitit 2014, ka thënë se sjellja e presidentit është një lloj “huliganizmi i sofistikuar institucional”.

Në një përgjigje për “Kohën Ditore”, Hasani ka thënë se Presidenti Thaçi, me këtë qasje, synon ushtrim presioni në partitë politike me qëllim të diktimit të një lloji të caktuar të zgjidhjes politike.