Arbëri

LVV e LDK nuk i kanë mbyllur dyert, mandatari “pa vonesë” te presidenti

LVV e LDK nuk i kanë mbyllur dyert, mandatari “pa vonesë” te presidenti

Lëvizja Vetëvendosje nuk do të heqë dorë nga formimi i Qeverisë edhe nëse nuk mbërrin marrëveshje koalicioni me Lidhjen Demokratike (LDK), negociatat me të cilin subjekt politik kanë hyrë në rrugë qorre. Madje, është paralajmëruar se pa vonesë emri i mandatarit do të paraqitet para kreut të shtetit.

“Përbrenda afateve dha pa ndonjë vonesë, Lëvizja Vetëvendosje sigurisht se do të dërgojë emrin e mandatarit ashtu siç parashihet me Kushtetutën e vendit”, thuhet në një përgjigje të shkruar që LVV-ja ia ka përcjellë “Kohës Ditore”.