Arbëri

Kryeparlamentari i Turqisë telegram urimi kryeparlamentarit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Mustafa Şentop, nëpërmjet një telegrami, ka uruar kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me rastin e zgjedhjes së tij në këtë detyrë.

Sentop gjithashtu i uron popullit të Kosovës paqe dhe prosperitet.

“I nderuari kryetar, homologu im i çmuar, në emrin tim personal dhe të anëtarëve të Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, thellësisht ju uroj për zgjedhjen në postin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në urim.

Në urim, tutje ai ka shkruar “Unë besoj plotësisht se bashkëpunimi midis parlamenteve tona do të zhvillohet me kontributet e vlefshme të Shkëlqesisë Suaj në periudhën e ardhshme, me qëllim të rritjes së marrëdhënieve tona bilaterale dhe forcimit të dialogut midis popujve tanë”.

“Me këtë rast, shpreh urimet e mia për shëndetin dhe lumturinë tuaj, ndërsa popullit të Kosovës i uroj paqe dhe prosperitet“, thuhet në urimin e kryeparlamentarit turk, Şentop. ​

{gallery}