Arbëri

Të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit” japin fjalën përfundimtare

Katër të akuzuarit në rastin e njohur si “Syri i Popullit” kanë dhënë fjalën përfundimtare.

I pari që në seancën e sotme ka dhënë argumentet e fundit para trupit gjykues është i akuzuari, Behxhet Luzha.

Mbrojtësi i të akuzuarit ka thënë se Prokuroria Speciale nuk ka arritur të argumenton se i akuzuari, Behxhet Luzha ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.

Vetë Luzha ka thënë se beson në gjykatë.

“Besoj që gjykata do t’i shoh provat siç janë . Unë kurrë nuk kam qenë për vëllavrasje”, ka thënë Luzha, raporton Koha Ditore.

Në emër të akuzuarit, Halim Halimi fjalën përfundimtare ka dhënë edhe mbrojtësi i tij, Ragip Zeneli.

Ai ka thënë se përveç, të akuzuarit Murat Jashari që ka pranuar fajësinë për tentim vrasjen e Azem Vllasit, aktakuza për të akuzuarit tjerë nuk paraqet asnjë veprim të individualizuar.

“Të gjitha këto në aktakuzë janë supozime... supozimet dhe fiksionet nuk mund të jenë prova në të drejtën penale”, ka thënë ai.

Në formë të shkruar fjalën përmbyllëse e ka dhënë edhe i akuzuari Bajrush Konjusha e Rexhep Toplana.

Avokati, Asdren Bytyqi që përfaqëson të akuzuarin, Murat Jashari ka thënë se ekipi i ekspertëve të forenzikes të psikiatrisë ka rekomanduar që për shkak të situatës shëndetësore të trajtohet në shtetin e Zvicrës.

Bytyqi ka thënë se gjykata duhet të marrë aktgjykim lirues dhe që Jashari të lihet i lirë për trajtim në institutin e Zvicrës ku është trajtuar qysh nga viti 2000.

Jashari ka kërkuar të flasë ani pse mbrojtja e tij për shkak të gjendjes shëndetësore sipas gjykatës nuk duhet të jepet.

“Listën se kush duhet me u vra dhe varë e kam bërë unë. Askujt nuk ja kom jep me lexu. I kam shkruar disa letra..... këta në sallë nuk kanë pasur të bëjnë me planet e