Arbëri

Firmoset marrëveshja për fazën e parë të autostradës Shkup-Hani i Elezit

Firmoset marrëveshja për fazën e parë të autostradës Shkup-Hani i Elezit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka firmosur marrëveshjen me një firmë ndërtimore për nisjen e punimeve për dy kilometrat e parë të autostradës Shkup-Bllacë, e cila do të lidhë Maqedoninë e Veriut me Kosovën, përmes autostradës “Arbën Xhaferi”.

Punimet pritet të nisin në pranverë, ndërsa deri atëherë pritet të përfundojë edhe procesi i shpronësimit të 68 parcelave të tokës, në pronësi të banorëve të Bllacës.