Në një postim në rrjetin social Twitter, presidenti Hashim Thaçi ka thënë se institucionet janë në gatishmëri pas tërmetit të shkallës 3.8 ballësh të regjistruar në veri të Kosovës pasditen e së mërkurës, rreth orës 17:35.
“Unë u jam drejtuar shërbimeve të sigurisë dhe urgjencës sonte pas tërmetit në veri të Kosovës. Nuk raportohet për dëme të mëdha ose viktima, por është e rëndësishme që institucionet tona të mbesin në gjendje të përhershme të gatishmërisë në të gjithë territorin e republikës”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
Sipas uebfaqes EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 18 kilometra në veriperëndim të Mitrovicës, 21 nga Leposaviqi dhe 52 kilometra nga Prishtina.