Komuna thotë se e obligoi Ministria e Mjedisit t’i caktojë kushtet e ndërtimit pranë Badocit Foto: Driton Paçarada / KD

Komuna thotë se e obligoi Ministria e Mjedisit t’i caktojë kushtet e ndërtimit pranë Badocit

Sanie Jusufi Sanie Jusufi 15 January 2020 07:24

Komuna e Prishtinës e ka pranuar të martën që ka marrë vendim për t’i caktuar kushtet e ndërtimit për kompleksin luksoz në brigjet e Liqenit të Badocit.

Këtë veprim thotë që e ka marrë pasi që dy herë ka refuzuar për shkak të vendimit të Qeverisë që e shpall atë pjesë zonë të mbrojtur, ndërsa herën e tretë i ka caktuar kushtet pasi, siç thotë njoftimi i Komunës, e ka obliguar Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për dy ditë gazeta ka kërkuar informata për vendimet e Komunës rreth këtij rasti, por kryetari i saj, Shpend Ahmeti, është mjaftuar të hënën me nxjerrjen e një deklarate në mbrojtje të ujit, por duke mos e thënë konkretisht se Komuna ka marrë vendim për të caktuar kushte ndërtimi.

Të martën, pasi gazeta argumentoi lëshimin e atij vendimi, Komuna e Prishtinës i nxori për opinionin një sërë dokumentesh në mesin e të cilave edhe vetë vendimin. Po ashtu bëri të ditur se pas refuzimeve u obligua nga MMPH-ja t’i caktojë kushtet. Në vendimin për caktimin e kushteve ndërtimore kërkohet që para aplikimit për leje ndërtimore pala të pajiset me pëlqim mjedisor ose autorizim mjedisor nga MMPH-ja, i cili përcakton të gjitha kriteret mbi lejimin apo ndalimin e ndërtimit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shqiptarii17/01/2020 14:55

E qka i thojn ketij shteti...???!!!!

Shto koment

Të ngjashme