Arbëri

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil tash një vit jofunksional

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil tash një vit jofunksional

KPMSHCK që nga data 21 janar të vitit të kaluar nuk mund të marrë asnjë vendim sa i përket ankesave të shërbyesve civilë e krejt kjo për shkak që ky këshill nuk është funksional.

Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Eshref Shabani në një intervistë për KosovaPress tha se ky Këshill nuk është më funksional për arsye se anëtarët nuk kanë pranuar t’i nënshtrohen trysnive politike dhe se shumë shërbyes civilë mbesin pa punë nëse Qeveria do t’i ketë vetëm 12 Ministri.