Arbëri

Sindikalistët kërkojnë takim urgjent me Konjufcën, Haradinajn dhe Jasharin

Sindikalistët kërkojnë takim urgjent me Konjufcën, Haradinajn dhe Jasharin
 

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, ajo e Shëndetësisë dhe e Policisë kërkojnë takim urgjent me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj dhe Avokatin e Popullit Hilmi Jashari.

Këto Sindikata kërkojnë nga kryeministri në detyrë që ta dërgojnë në Kuvend Projektligjin për Buxhet për vitin 2020 me qëllim të shmangies së trazirave sociale.