Arbëri

LDK-ja e ndarë, ambasadori amerikan i kërkon krijim të shpejtë të Qeverisë

LDK-ja e ndarë, ambasadori amerikan i kërkon krijim të shpejtë të Qeverisë
 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Philip Kosnett, i është kthyer turit të takimeve me zyrtarë të partive që po negociojnë koalicionin e ardhshëm qeverisës, pas bllokadave për finalizimin e marrëveshjes, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa ka munguar një takim mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike, zyrtarë të dy subjekteve ia kanë hedhur topin njëra-tjetrës për mungesën e zgjidhjes që do t’i hapte rrugë marrëveshjes. Anash nuk ka qëndruar as presidenti Thaçi, i cili ka paralajmëruar të ndërmarrë veprime kushtetuese nëse vonohet propozimi i mandatarit. Por shkresat e presidentit Lëvizja Vetëvendosje i ka kualifikuar si presion përmes paragjykimit të procesit politik për formimin e Qeverisë.