Arbëri

Njohësit e Kushtetutës thonë se presidenti nuk ka bazë kushtetuese të bëjë presion për formim të qeverisë

Njohësit e Kushtetutës thonë se presidenti nuk ka bazë kushtetuese të bëjë presion për formim të qeverisë

Letër shkëmbimi mes presidentit, Hashim Thaçi dhe pretendentit për kryeministër, Albin Kurti po konsiderohen nga njohësit e Kushtetutës si manovrime politike të njëri-tjetrit. Ata thonë se presidenti nuk duhet të bëj presion me anë të letrave, pasi sipas tyre nuk ka asnjë bazë kushtetuese tjetër përveç të pres marrëveshjen potenciale, megjithatë, theksojnë se kjo nga kandidati për kryeministër nuk duhet të shkojë në pakufi.

Profesori universitar Mazllum Baraliu për KosovaPress, thotë së përkundër vonesave, ende s’kanë hyrë afatet kohore kushtetuese për presione, por shton se edhe presidenti e ka detyrim kushtetues të përkujdeset për mbarëvajtjen e institucioneve.