Mustafa thotë se zgjidhjen për ngërçin e ka Vetëvendosja Foto: Driton Paçarada/ Koha Ditore

Mustafa thotë se zgjidhjen për ngërçin e ka Vetëvendosja

13 January 2020 13:29

Pas takimeve të realizuara me ambasadorin amerikan Philip Kosnett dhe ish- ambasadori Wiliam Walker, kreu i LDK-së Isa Mustafa nuk ka dhënë shenja për takim me Vetëvendosjen.

“Zgjidhjen për situatën e bëjnë VV-ja, jo na”, ka thënë shkurt Mustafa. Të njëjtën gjë e ka thënë edhe zëvendësi i tij Agim Veliu.

“Ne po presim një zgjidhje nga VV-ja. Një zgjidhje që është funksionale për dy palët, derisa ta marrim zgjedhjen po presim. Përgjegjësia është e atyre që të ofrojë një zgjidhje në këtë situatë të krijuar. Nuk po flas as për ofertën e Kurtit sepse ne nuk i kemi shqyrtuar në organet tona. Ofertat e veçanta nuk I shqyrtojmë. Kemi biseduar për parimet që duhet ti ketë një qeverisje. Po e presim një zgjidhje që ata duhet ta ofrojnë që të kemi një qeveri stabile”, ka thënë Veliu. Kurse për takimin me ambasadorin Kosnett, ai ka thënë se është në vazhdën e takimeve të rregullta.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

arber17/01/2020 15:01

A deshte me ta dorezu ty 70% te pushtetit e me ba berllog si perpara e me ia hedh fajin VV-së???!!!

Shto koment

Të ngjashme