Arbëri

Sipas deputetit Avdyli, pozita e kryeparlamentarit për LDK nuk është pengesë

 

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Haxhi Avdyli është shprehur optimist se koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje do të arrihet, por thotë se kjo bëhet vetëm me balancim të ndarjes së pushteteve.

Pas takimit me ish-shefin e OSBE, William Walker, Avdyli tha se pozita e kryeparlamentarit për LDK nuk është pengesë, pasi mund të gjenden formula të tjera.