Arbëri

Sot edhe një takim Kurti-Mustafa 

Pas takimit të djeshëm mes vete, Albin Kurti i Vetëvendosjes e Isa Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë paralajmëruar një tjetër takim sot.

Kreu i VV-së Albin Kurti paralajmëroi se sot do të mbahet prapë një mbledhje e Kryesisë së partisë, derisa më pas zhvillon takim me Mustafën, raporton Koha.net.

Nga takimi i djeshëm i cili ka zgjatur rreth tri orë, asnjëri nga liderët nuk kanë pranuar të shpalosin detaje.

Sipas burimeve të gazetës Koha Ditore në LDK, në takimi e sotëm do të prezantohen kushtet e kësaj partie për të hyrë eventualisht në koalicion.

Sipas këtij burimi, nga diskutimet e bëra, megjithëse nuk ka pasur kërkesë specifike, është kuptuar se LDK-ja kërkon më shumë ministri, si kompensim për postin e kryeparlamentarit.

Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës kishte mbetur e “befasuar” dhe e quajti të njëanshëm veprimin e Vetëvendosjes në seancën e 26 dhjetorit, edhe pse të gjithë 28 deputetët e kësaj partie votuan për kandidatin e propozuar të VV-së. Pas këtij veprimi, për LDK-në të gjitha marrëveshjet e deritashme me VV-në kanë rënë në ujë.