Arbëri

Afatet “jokushtetuese” të Thaçit për mandatarin e Qeverisë

Afatet “jokushtetuese” të Thaçit për mandatarin e Qeverisë

Vetëm dhjetë minuta ka zgjatur konsulta mes presidentit Hashim Thaçi dhe pretenduesit për kryeministër, Albin Kurti, lidhur me caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë. Takimi, i cili vjen tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve, nuk ka prodhuar asnjë efekt juridik ngase Kurti nuk ia ka dërguar presidentit emrin e mandatarit.

Këtë ka thënë se do ta bëjë pasi ta mbledhë Kryesinë e partisë. Ndërkaq presidenti pas takimit ia ka dhënë Kurtit 48 orë afat t’ia propozojë mandatarin, teksa ka paralajmëruar veprime kushtetuese dhe ligjore nëse nuk i dërgohet emri. Por, sipas njohësve të kushtetutës, presidenti nuk mund të caktojë afate për mandatarin e as t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim të rrethanës kur vonohet emri i mandatarit, shkruan sot “Koha Ditore”.