Arbëri

Hasani thotë se Thaçi s’ka të drejtë ligjore të përcaktojë afat për nominimin e kryeministrit

Foto: Alban Bujari / KD
 

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se afati i përcaktuar nga presidenti Hashim Thaçi ndaj Albin Kurtit që 48 orë të nominojë kandidatin/kandidaten për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është në kundërshtim me Kushtetutën.

Në një prononcim për Koha.net, Hasani ka thënë po ashtu se Thaçi s’ka të drejtë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në rast se Kurti nuk e respekton këtë afat.