Arbëri

Skema e Profesionistëve të Rinj, shpërfillet nga institucionet e Kosovës

Skema e Profesionistëve të Rinj, shpërfillet nga institucionet e Kosovës
 

Instituti Epik, nëpërmjet një reagimi ka bërë të ditur 1/3 e studentëve nga bursa Skema e Profesionistëve të Rinj (Young Cell Scheme – YCS), presin të ofrojnë kontributin në institucionet e Republikës së Kosovës. Sipas këtij Instituti, kjo gjë nuk po ndodh.

“Gjatë vitit 2019, shoqëria civile, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtar, ka monitoruar zbatimin e bursës YCS dhe njëkohësisht jemi zotuar se do të vazhdojmë të përcjellim zhvillimet sa i përket bursës YCS dhe punësimin e bursistëve në institucionet shtetërore me qëllim të krijimit të një administrate me integritet, të pavarur dhe profesionale dhe në shërbim të qytetarëve. Në këtë drejtim, shprehim shqetësim që nga 50 bursistë të cilët kanë përfunduar studimet e tyre master gjatë vitit 2019, 1/3 e tyre ende nuk janë punësuar brenda institucioneve të Kosovës”, thuhet në reagimin e Instituti Epik.