Haradinaj: FSK po na bën krenarë të gjithëve

Haradinaj: FSK po na bën krenarë të gjithëve

01 January 2020 09:41

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj mbrëmë ka qëndruar në Kazermën “Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Me këtë rast Haradinaj u shpreh se qëllimi i vizitës së tij në FSK, ishte për t’u shprehur respektin dhe falënderimin që edhe sonte në natën e Vitit të Ri, janë në shërbim të vendit.

Haradinaj u shpreh krenar me Ushtrinë e Kosovës, duke pohuar se janë krenaria e të gjithëve dhe po ashtu janë institucioni që kanë fituar besimin e aleatëve tanë.

“Qëllimi i ardhjes është të ju falënderojmë Video “Qëllimi i ardhjes është të ju falënderojmë dhe shprehim respekt për ju dhe gjithë kolegët e juaj që çdo kohë, veçanërisht për ata që janë në detyrë e nuk mund të jenë bashkë me familjet e veta dhe t’iu them që krenohemi me ju me ushtrinë tonë. Njëkohësisht si ushtri e jona që jemi ne këtu, tani në këtë rast edhe unë e bëj vetën pjesë të juaj. Ne i shprehim falënderim edhe ushtarëve të NATO-s që shërbejnë në Kosovë, i dërgojmë përshëndetjet më të mira komandantit të KFOR-it këtu, komandantëve të brigadave. Komandantit të Bondsteel me kolegët e vet, që i kemi partner. Ajo që na bënë krenar, është se ju e keni pësimin e të gjithëve, pra e keni besimin e të gjithë popullit, pa dallime etnike. E keni besimin dhe respektin edhe të aleatëve, pra të ushtrive të botës, të miqve, që kur të vinë të ne në takime, fjalët më të mira për ju i thonë”, u shpreh kryeministri në detyrë Haradinaj.

Ushtarët e FSK-së u shprehen të lumtur për mbështetjen e vazhdueshme që e kanë pasur nga kryeministri Haradinaj, por edhe vizitën e sotme e vlerësuan si shumë të rëndësishme.

Ata u shprehen të gatshëm që edhe në ndërrimin e moteve, nëse kërkohet nevoja janë të gatshëm me operuar, si brenda kazermave, ashtu edhe në gatishmërinë në thirrje për operacione reale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme