Arbëri

Në kërkim të Babadimrit

“Koha” kalon në botën e kalamajve. “Koha Ditore” zbulon të vërtetën e Babadimrit e edhe edicioni qendror i lajmeve në “Kohavision” shtrihet tërësisht në dimenzion të tij.

Fëmijë të shumtë pushtojnë redaksinë e “Kohës” pasi marrin vesh se njeriu i tyre i dashur fshihet aty derisa “Rubikoni” sjell intervistën ekskluzive që demaskon të rriturit që shtiren si babadimra.

Forca e fëmijëve mposht botën e të rriturve dhe i merr ata me vete në festën e Vitit të ri së bashku me Babadimrin e të vërtetës dhe dashurisë.