Arbëri

Pakistanezët të gatshëm të punojnë në Shqipëri për 160$, rrogë kjo shumëfish më e madhe se në vendlindje

Foto: Ilustrim
 

Ndoshta s’janë të parët, por pritet që 20 pakistanezë të shkojnë në Shqipëri dhe të jenë ndër të parët që do të punojnë në industrinë vendase të fasonit.

Florian Zekja nga Unioni i Fasonistëve i konfirmoi gazetës “Si” se marrëveshja nuk është arritur ende, por po bisedohet përmes konsullatës në Romë, sepse konsullata e Pakistanit në Shqipëri nuk përgjigjet.