Selimi: Në Mini-Schengen nuk përfaqësohen interesat e shqiptarëve, aty mungon edhe Shqipëria

Selimi: Në Mini-Schengen nuk përfaqësohen interesat e shqiptarëve, aty mungon edhe Shqipëria

21 December 2019 19:44

Takimin në Tiranë rreth Mini Schengenit Ballkanik, e ka kritikuar edhe deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Madje, ai thotë se në tavolinën ku morën pjesë Edi Rama, Aleksandar Vuçiq, Millo Gjukanoviq e Zoran Zaev, jo veç që mungoi Kosova, por edhe Shqipëria.

“Në këtë tavolinë, nuk është se mungon vetëm Kosova, aty mungon edhe Shqipëria. Interesat e shqiptarëve nuk përfaqësohen nga asnjëri nga këta të katër”, shkruan Selimi në rrjetin social Instagram.

Kujtojmë se pas takimit, të katër përfaqësuesit lëshuan një deklaratë të përbashkët.

Lexoni këtu deklaratën e tyre të plotë

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme