Gjatë ditës së sotme, Besnik Bislmi nga Lëvizja Vetëvendosje publikoi një sondazh të porositur nga partia që ai përfaqëson.
Sipas këtij sondazhi, të zhvilluar në javën e dytë të dhjetorit, me një mostër reprezentative prej 1069 respodentëve, del se nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani, VV-ja do të merrte 42.8%, LDK-ja 21.6%, PDK-ja 14.0% dhe AAK-ja 8.6%.
Por, ndaj këtij sondazhi ka reaguar Florian Dushi, anëtar i Kryesisë së LDK-së, duke thënë se ai është sondazh “i fabrikuar”, transmeton Koha.net.
Dushi thotë se dështimi i VV-së, që “përmes presionit publik të organizuar e të orkestruar ta detyrojnë LDK-në të futet në koalicion sipas kushteve të diktuara nga VV”, po i shtyn ata “të duken qesharakë si në paraqitje ashtu edhe në metoda”.
“Së fundmi, bashkë me ‘kërcënimin’ për zgjedhje, kanë filluar të publikojnë sondazhe të fabrikuara (vizatuara) sipas dëshirës së tyre, sa për t'u vetkënaqur bashkë me proletarët e tyre trushpërlarë”, ka shkruar Dushi në Facebook.