Edhe ambasada amerikane në Kosovë e ajo britanike, kanë kërkuar formimin e Qeverisë së Kosovës.
Menjëherë pas deklaratës së Zyrës së Bashkimit Evropian dhe shefave të misioneve të BE-së në Kosovë ku kërkohet formimi i qeverisë së re dhe të vijohet me reforma dhe me dialogun, ka reaguar edhe ambasada amerikane.
Ata janë pajtuar me deklaratën e Shefave të BE-së, duke thënë se qytetarët mezi po presin që të krijohet qeveria e re dhe të sillen ndryshimet e premtuara.
“Ne pajtohemi me BE-në: njerëzit e Kosovës janë të padurueshëm për një Qeveri që do të sjellë ndryshime pozitive”, thuhet në postimin e ambasadës.
Edhe ambasada e Britanisë së Madhe pati njoftim të ngjashëm.
“Ne mbështesim deklaratën e Shefit të Zyrës së BE / Përfaqësuesit Special të BE-së, EULEX-it dhe Shefave të Misioneve të BE-së në Kosovë”, thuhet në reagimin e tyre.