Arbëri

Fundjava sjellë erën, shiun e borën, sipas IHMK-së do të përmirësohet edhe ajri

Foto: Koha
Foto: Koha/Ilustrim
 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, fundjava do të sjellë të erërat e shiun, e në vise malore edhe borën. Madje, sipas Institutit, me ardhjen e këtij cikloni do të përmirësohet edhe cilësia e ajrit.

Fushat e presionit më të lartë që ndodhen mbi rajonin tonë, gradualisht do të fillojnë të dobësohen, ngase fusha të presionit të ulët nga Atlantiku po fillojnë të shtrihen mbi Evropën perëndimore, e nga fundjava një ciklon më i thellë pritet të depërtojë mbi rajon që do të sjellë vranësira, erë dhe të reshura shiu, e në vise malore edhe borë.