Arbëri

Mehmetaj merr ftesë nga Specialja, thotë se u ftua në cilësinë e të dyshuarit

Drejtori i Pronës në Komunën e Prishtinës, Brahim Mehmetaj, ka njoftuar se ka marrë ftesë nga hetuesit e Gjykatës Speciale për intervistim në Hagë.

Kryetari i AAK-së në Prishtinë thënë se ftesa i ka ardhur në cilësinë e të dyshuarit.

Ai ka ironizuar me ftesën duke thënë “punë e madhe...”.

Ky është njoftimi i tij i plotë në Facebook:

“Dje pasdite në përfundim të orarit të punës, një prej hetuesve të gjykatës speciale ma solli ftesën për në Hage. Punë e madhe.....

Jam i ftuar në cilësinë e të DYSHUARIT!!!!

Do t’i përgjigjem kësaj thirrje me krenari, edhe pse vazhdoj me mendu qe kjo gjykate është e padrejte dhe e njëanshme. Krimet ne Kosove i kanë kryer serbët dhe Serbia dhe ata janë kriminel e jo ne Çlirimtaret që ishim të detyruar të bënim luftë mbrojtëse dhe ÇLIRIMTARE.

UÇK përjetë e mot!”