Arbëri

Qytetarët duan që dialogu me Serbinë të përfundojë me njohje, të ndarë rreth taksës

 

Rreth 69 për qind e qytetarëve të Kosovës kërkojnë që dialogu me Serbinë të përfundojë me njohje të shtetësisë së Kosovës në kufijtë ekzistues. Ndërsa 44 për qind prej tyre mendojnë se qeveria e re duhet ta largojë taksën ndaj produkteve serbe, kurse 45 për qind mendojnë të kundërtën.

Këto të dhëna u bën të ditura nga analiza që e ka realizuar Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe Fondacioni “Konrad Adenauer” me temën “Politika ndërkombëtare dhe dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e qytetarëve kosovarë”.