Arbëri

Aeroporti i Prishtinës njofton se nuk ka vonesa e as anulim të fluturimeve për shkak të mjegullës

Foto: Koha

Përkundër mjegullës fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” janë duke u realizuar me kohë.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara.

Ajo tutje ka njoftuar se për shkak të mjegullës tri fluturimet e para në mëngjes kishin vonesa.

Kujtojmë se të paktën dy fluturime drejt Aeroportit të Prishtinës dhe dy nga ky aeroport janë anuluar të dielën në mbrëmje, për shkak të mjegullës.