Arbëri

FDH-ja shprehet skeptike me nismën e Pacollit për dëshmitë e krimeve serbe të kryera në Kosovë

 

10 mijë faqe dhe dokumente me prova të reja që dëshmojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nga Serbia, është paralajmëruar se do t’i dërgohen së shpejti Prokurorisë për hetime nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Por, skeptik se pas pranimit të këtyre dosjeve mund të ketë rezultate konkrete që kriminelët të dalin para drejtësisë, është Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, raporton KTV.