Mustafa mbërrin në Kuvend, pritet takimi me Kurtin Foto: Alban Bujari / Koha

Përfundon takimi VV-LDK, s’ka marrëveshje

14 December 2019 16:08
19:12

Ka përfunduar takimi mes Albin Kurtit nga VV dhe Isa Mustafës nga LDK, por pa asnjë marrëveshje.

Para mediave kanë dalë Glauk Konjufca nga VV dhe Avdullah Hoti nga LDK, të cilët shumë shkurt, thanë s’e s’ka asgjë të re dhe marrëveshja s’është arritur, raporton Koha.net.

“Mund t’ju them se sonte s’ka marrëveshje”, tha shkurt Hoti.

Derisa Konjufca, tha se “në ditët në vijim priten prapë takime”.

“Nuk pati marrëveshje, krejt çka mund t’ju them është se duhet të shohim çka mund të ndodhë në takimet e radhës”, tha Konjufca.

Asnjëri prej tyre s'ka pranuar t'u përgjigjet pyetjeve.

19:07

Gati 3 orë nga takimi mes Kurtit e Mustafës - larg marrëveshjes

Janë bërë gati tri orë nga takimi mes kryetarit të VV-së Albin Kurtit dhe atij të LDK-së Isa Mustafës.

Zyrtarisht, ende nuk është dhënë ndonjë detaj rreth asaj se çka mund të sjellë takimi i sotëm, mirëpo Koha.net ka mësuar se marrëveshja është ende larg.

Sot, kryetari i LDK-së Isa Mustafa është përcjellë nga nënkryetarët Agim Veliu e Lutfi Haziri, derisa Vjosa Osmani s’ka qenë e pranishme.

16:59

Marrëveshja VV-LDK “ende larg”

Burime të Koha.net brenda LDK-së kanë thënë se marrëveshja për bashkëqeverisje me VV-në është “larg”.

“Jemi larg [arritjes së marrëveshjes]. S’ka ndonjë përafrim aktualisht”, ka thënë ky burim, i afërt me procesin negociator.

Pak pas orës 16:00, një takim i ri mes liderëve të VV-së e LDK-së, Kurti e Mustafa, ka filluar në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, burimi shprehet skeptik se ky takim do të prodhojë ndonjë rezultat pozitiv, duke mos treguar se ku qëndrojnë ndasitë mes tyre, ndonëse çështja e postit të Presidentit dihet tash e sa kohë që është ajo që ka prolonguar arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

16:08

Mustafa mbërrin në Kuvend, pritet takimi me Kurtin

Ishte paralajmëruar më herët gjatë ditës se do të mbahet një takim nga ora 16:00 liderit të VV-së, Albin Kurti, dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Në këto momente, Mustafa, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të partisë, ka arritur në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, për Kurtin nuk dihet ende nëse ka mbërritur.

Ndërkaq, Mustafa nuk ka pranuar të flasë me gazetarë para takimit me Kurtin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Hajra16/12/2019 09:41

Kur po ju shohë LVV dhe LDK se si po luani me nervat e popullatës,po më vie keq për PDK-në.

Mustaf Azemi16/12/2019 14:27

JUSUF BUXHOVI President i merituar per kosoves juu te tjeret ngat sja bani te mjer jeni ju o pretendues

Shto koment

Të ngjashme