Hoti: LDK-ja insiston në marrëveshje të balancuar me VV-në Foto: Driton Paçarada

Hoti: LDK-ja insiston në marrëveshje të balancuar me VV-në

13 December 2019 13:48

Marrëveshja qeverisëse mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet të arrihet para datës 26 dhjetor kur edhe është caktuar seanca konstituive.

Se do të ketë një marrëveshje para datës së caktuar për seancën konstituive të legjislaturës së shtatë shprehet optimist anëtari i kryesisë së LDK-së Avdullah Hoti.

Ai thotë se duhet të arrihet një marrëveshje e balancuar mes dy subjekteve politike.

“Atë që ne insistojmë dhe me plot të drejtë është që të arrihet një marrëveshje që është e balancuar mes dy subjekteve. Kemi një javë e më shumë kohë deri atëherë mund të përmbyllet”, tha ai.

Hoti nuk konfirmoi se do të ketë takim këtyre ditëve, por shton se relacioni që kanë krijuar dy kryetarët do të respektojnë vullnetin e qytetarëve.

“Nuk di që është caktuar takim. Shpresoj që të caktohet sa më shpejt dhe të përmbyllet sa më shpejt kjo çështje. Unë besoj se dy kryetarët e partive kanë krijuar një relacion të drejtpërdrejtë dhe besoj që mund të arrihet një përfundim që e respekton vullnetin e qytetarëve”, tha ai për kosovapress.

Hoti i komentoi edhe grevat që po ndodhin gjatë ditës sotme, duke thënë se sindikatat duhet të jenë të kujdesshme.

“Ligji i Pagave që është miratuar në janar të këtij viti nuk ka marrë parasysh të gjitha kërkesat e grupeve të sektorit publik. Ne kemi pas plan dhe si orientim që ky ligj duhet të amandamentohet. Unë besoj se duhet të jemi të kujdesshëm dhe sindikatat të jenë të kujdesshme”, tha ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme