Arbëri

Thaçi në Monaco: Kosova shkëlqeu në sport falë mbështetjes së aleatëve të saj

Thaçi në Monaco: Kosova shkëlqeu në sport falë mbështetjes së aleatëve të saj
 

Monte Carlo, 13 dhjetor 2019 - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron në Principatën e Monacos, ku po merr pjesë në forumin vjetor ndërkombëtar “Paqja dhe Sporti”.

Siç njofton kumtesa nga presidenca, Thaçi duke e falënderuar princin Albert për mikpritjen në hapjen e këtij forumi, ka folur për sukseset e shënuara nga vajzat dhe djemtë e talentuar të Kosovës në sporte të ndryshme, duke ngritur flamurin tonë në çdo cep të botës.