Arbëri

Holanda sërish kritika ndaj Shqipërisë, thotë se “nuk është gati për në BE”

Holanda sërish kritika ndaj Shqipërisë, thotë se “nuk është gati për në BE”

“Holanda nuk e kundërshton zgjerimin e BE-së”, tha kryeministri holandez, Mark Rutte, por shprehet se Shqipëria nuk është e gatshme të fillojë bisedimet e pranimit për momentin, ndërsa Maqedonia e Veriut është afër këtij qëllimi.

“Ne nuk besojmë se Shqipëria është e gatshme të fillojë bisedimet me BE në këtë pikë dhe për sa i përket Maqedonisë Veriore, ajo është më afër këtij qëllimi”, tha Rutte për revistën “Pobjeda” nga Podgorica. Ai shtoi se disa vende nuk e dëshirojnë shkëputjen e dy vendeve.