Arbëri

Prokuroritë dhe Policia ndërlidhen me sistem elektronik

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka lansuar ndërlidhjen e sistemeve elektronike ndërmjet Prokurorisë së Shtetit, prokurorive dhe Policisë së Kosovës.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni tha se sot u lansua ndërlidhja e sistemit elektronik apo shkëmbimi i të dhënave në mënyre elektronike nga sistemi i Policisë në Prokurorinë e shtetit.

Sipas tij digjitalizmi i punës ka qenë një prej synimeve ngase do të realizojnë një sistem prokurorial më transparent më llogaridhënës dhe prokurorët do jenë më efikas për zgjedhjen e lëndëve penale, përcjell ksp.

Hyseni tha se e mira e kësaj ndërlidhje është se nuk lejon që lëndët penale të humbin e të mbesin në sirtarë.

Këtë ndërlidhje përmes sistemit elektronik e ka mirëpritur edhe i drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili tha se është personi më i gëzuar që po lansohet ky sistem sepse kjo ndërlidhje e sistemeve përveç që është standard i kërkuar ka rëndësi për ngritje të shkallës të transparencës.

Ai tha se një sistem të tillë do donit ta ndanin edhe me gjykatat.