Arbëri

Al Jazeera: Kosova kaherë nuk është Serbi, është përzënë me masakra e spastrim etnik

Foto: Al Jazeera

“Serbia është sekret i madh” shkruante dikur një poete serbe, “dhe me të vërtetë, Serbia është sekret i madh meqë ndër ne të gjitha faktet thelbësore janë nën shenjën tepër sekret dhe fshihen me kujdes nga opinioni”, shkruan gazetari Tomisllav Markoviq në Al Jazeera, transmeton Koha.net.

është sekret i madh, madje zyrtarisht...” sa nuk mund e kujtojnë një agresion. Kur do ta marrin vesh qytetarët e Serbisë çfarë ka ndodhur në Srebrenicë në korrik të vitit 1995”, pyet gazetari.

Ai citon rezultatet e një hulumtimi të Demostat-it nga viti i kaluar, që thonë se kjo nuk do të ndodhë së shpejti. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se 40 për qind e qytetarëve të Serbisë nuk e dinë çfarë ka ndodhur në Srebrenicë, 16 për qind kujtojnë se bëhet fjalë për vrasje pa identifikim kombëtar, 5 për qind thonë se bëhet fjalë për konflikte midis tyre, ndërsa 4 për qind konsiderojnë se në Srebrenicë kanë pësuar serbër. Vetëm 12 për qind e qytetarëve të Serbisë është shprehur se në Srebrenicë më 1905 është kryer gjenocid, rikujton Markoviq.

“Qytetarët nuk e dinë as se Serbia ka kryer agresion ndaj Bosnjës e Hercegovinës”. Ata nuk e dinë as çfarë ka ndodhur në Sarajevë. Të pyetur nëse dinin për një qytet i cili gjatë luftës ka qenë i rrethuar katër vjet, negativisht janë përgjigjur 71 për qind e respondentëve. Nuk e dinë se në Sarajevë janë vrarë 14011 njerëz, ndër ta 1.601 fëmijë, citon Al Jazeera të dhënat e hulumtimit.

amnezi kolektive. Miliona zgjedhës dhanë votën për politikën luftarake të Sllobodan Millosheviqit , Vojisllav Sheshelit dhe të tjerëve, pa e vrarë mendjen pse ua kanë dhënë mandatin të adhuruarve të tyre gjakpirës.

“Siç ka nisur, do të duhen dekada e dekada që Serbia të kuptojë çfarë ka bërë gjatë viteve të nëntëdhjeta në vendin më të afërt fqinj. Një ditë ndoshta do ta kuptojmë se Kosova kaherë nuk është Serbi, sepse e kemi përzënë me masakra e spastrim etnik. Se Millosheviqi dhe klika e tij është pushteti më i madh kriminal i të gjitha kohëve në Serbi. Se vrasësit e grave, fëmijëve dhe pleqve nuk janë as mund të jenë heronj. Një ditë ndoshta kuptojmë se edhe ai që plaçkit është hajn, e ai që vret – vrasës, pavarësisht se në çfarë idesh “sublime” thirret gjatë kryerjes së aktit banditesk. Se e zeza është e zezë dhe kurrsesi e bardhë” shkruan autori në Al Jazeera, transmeton Koha.net.