Arbëri

Sinjalizuesit, mbrojtja e tyre dhe ligji për ta – fokusi i Javës kundër Korrupsionit

Sinjalizuesit, mbrojtja e tyre dhe ligji për ta – fokusi i Javës kundër Korrupsionit
 

Koalicioni i OJQ-ve për Javën kundër Korrupsion në përbërje të të cilit janë 11 organizata të shoqërisë civile, sot hapën Javën Kundër Korrupsion duke shpalosur kalendarin e aktiviteteve që do të mbahen deri më 13 dhjetor.

Gjatë kësaj jave do të trajtohen çështje që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në qeverisje, prokurim publik, shëndetësi e arsim, teksa fokusi kryesor do të jenë sinjalizuesit, mbrojtja e tyre dhe ligji për ta, i cili është miratuar këtë vit.