Arbëri

Masakra e Reçakut, Vullin: BE-ja të përmbahet nga deklaratat nxitëse – “shiptarët” s’kanë besë

Masakra e Reçakut, Vullin: BE-ja të përmbahet nga deklaratat nxitëse – “shiptarët” s’kanë besë
 

Bashkimi Evropian ka përsëritur qëndrimin se nuk ka vend për t’i mohuar apo për t’i relativizuar ngjarjet në Reçak të vitit 1999, dhe se mohimi dhe revizionizmi shkojnë kundër vlerave të Bashkimit Evropian dhe kundër projektit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Këtë qëndrim të BE-së, nëpërmjet një emaili, e ka shpërndarë Ana Pisonero, zëdhënësja e re e Komisionit Evropian për çështje të fqinjësisë dhe zgjerimit. Por nga përmbajtja shihet se ky është qëndrim i përgatitur mirë nga shërbimet e Komisionit Evropian, sepse i njëjti qëndrim është dhënë edhe në muajin prill të këtij viti, ka raportuar dje “Koha Ditore”.