E diela me Koha Ditore i kushtohet ndryshimeve klimatike

Mehmet Krasniqi Mehmet Krasniqi 07 December 2019 23:00

Ndikimi që ndryshimi klimatik mund të ketë në Kosovë, trajtohet gjerësisht numrin special të së dielës në Koha Ditore.

Shkrimi kryesor me titull “Klima në krizë” tregon për formën se si degradimi mjedisor në Kosovë ndikon në thellimin e kësaj krize.

Gjithashtu, aty mund të lexoni për shkallën alarmante të ndotjes dhe arsyet pse ndryshimi klimatik konsiderohet më i rrezikshëm se terrorizmi.

Për nivelin e dëmit që hidrocentralet i shkaktojnë mjedisit tonë, në intervistë flet Arif Krasniqi, kryetar i partisë Eko Lëvizja e Gjelbër.

Mrekullitë e Oqeanit Indian vijnë në reportazh.

Ndërsa, në dy nga faqet e botës mund të lexoni për profesorët liberalë britanikë, që nuk po mund t’i “shërojnë” terroristët.

Nacionalizmi shqiptar gjatë viteve të 70’ta, trajtohet në fejton.

Përvoja e një fotografeje holandeze në Kosovë paraqitet në rubrikën e Kulturës

Kurse, monumenti këtë të diel, i kushtohet mjeshtrit të radiove, Muhamet Ramadani.

Një artikull, po ashtu i veçantë, përshkruan punën e një trajneri të shurdhër të futbollit në Angli. Mënyrën se si ai ia del që përmes shenjave të komunikojë me lojtarët, e mësoni të dielën.

Përveç këtyre, mund të lexoni edhe një numër shkrimesh të tjera interesante nga vendi e bota.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme