“Mos lejo korrupsionin t’i vjedhë ëndrrat” është njëri nga mesazhet në këtë video të lansuar nga Bashkimi Evropian.
Kjo fushatë është lansuar nga BE-ja, në prag të Ditës Ndërkombëtare kundër korrupsionit, raporton KTV.
Derisa edhe organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, për vitin e katërt me radhë, janë bërë bashkë në Javën Kundër Korrupsionit, e cila do të nisë më 9 dhjetor.
Çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në qeverisje, prokurim publik, shëndetësi e arsim do të trajtohen gjatë një jave.
Por, fokusi kryesor do të jenë sinjalizuesit, mbrojtja e tyre dhe ligji për sinjalizuesit i cili është miratuar këtë vit.
Java Kundër Korrupsionit, e cila mbështetet nga Ambasada amerikane, nis të hënën më 9 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 13 dhjetor.