Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shumë punëtorë të sektorit publik, pa informatë për koeficientin e pagës me Ligjin e ri

Ligji për Pagat, i cili nga disa kategori është kontestuar e disa të tjera janë pajtuar me të, hyri në fuqi nga 1 dhjetori.

Derisa pritet që sektori publik pagën e ardhshme ta marrë bazuar në ligjin e ri, janë diku 20 deri 30 mijë punonjës që nuk janë të përfshirë në këtë ligj, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dhe, bazuar në këtë argument, këta punonjës nuk e kanë të përcaktuar koeficientin dhe rrjedhimisht nuk dihet se me çfarë shume do të paguhen.

Këtë shqetësim e ka pranuar Institucioni i Avokatit të Popullit nga Zyra e Thesarit të shtetit.

Sipas Hilmi Jasharit, Avokat i Popullit, këtu ka ndikuar mosnxjerrja e akteve nënligjore nga ana e Qeverisë para se ligji të hynte në fuqi.

Por, në Ministrinë e Financave për këtë çështje nuk kanë dhënë përgjigje duke referuar që për këtë të pyetet Ministria e Administratës Publike.

Nga zyra për informim e saj vetëm është thënë se për zbatimin e Ligjit për paga, janë bërë përgatitjet për të filluar implementimi i tij në muajin dhjetor.

Sipas Muharrem Shahinit, drejtor i kësaj zyre, mjetet financiare janë në buxhet dhe masa e pagave e buxhetuar është e mjaftueshme për mbulimin e kësaj kostoje financiare.

“Për zbatimin e Ligjit për pagat, janë bërë përgatitjet për të filluar implementimi i tij në muajin dhjetor. Mjetet financiare janë në buxhet, masa e pagave e buxhetuar është më se e mjaftueshme për mbulimin e kësaj kostoje financiare”, ka thënë Shahini.

Ligji për paga u dërgua në Gjykatën Kushtetuese për interpretim ligjor nga Avokati i Popullit, institucion ky i cili pranoi ankesa të shumta nga kategori të ndryshme.