Një tentakulë biznesi e njerëzve të lidhur me regjimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për vite rresht ka shërbyer në Kosovë si magnet për të nxjerrë para, kryesisht nga xhepi i të varfërve. Ajo është mbyllur tek të premten, shkruan sot Koha Ditore.
Është “Monego”, një institucion financiar jobankar, aksionar i vetëm i të cilit në Agjencinë e Regjistrimit të Biznesit figuron letonezi Aigars Kesenfelds.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrahas saj, është mbyllur edhe institucioni mikrofinanciar “Iute Credit Kosovo”, që për aksionar ka “As lute Credit Europe”.
Sipas guvernatorit të Bankës Qendrore, dryni u është vënë të dyjave, për shkak që nuk kanë zbatuar rregullat, në bazë të të cilave u ishte lejuar ushtrimi i veprimtarisë.
“Gjatë këtyre viteve të operimit në tregun tonë, këto institucione në vazhdimësi kanë devijuar nga planet e tyre të biznesit në bazë të të cilave kishin marrë licencat për të operuar në Kosovë, duke i sjellë kështu tregut tonë diçka tjetër prej asaj që kishin premtuar që do të sjellin”, ka thënë guvernatori Fehmi Mehmeti.
“Devijimi më i rëndësishëm dhe më shqetësues nga planet e tyre të biznesit, në bazë të të cilave kishin marrë licencën, ka të bëjë me normat e interesit që këto institucione kanë aplikuar në kredi, të cilat kanë rezultuar të jenë shumëfish më të larta në krahasim me normat që këto institucione kishin paraparë në dokumentacionin e aplikimit për kredi”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën “Koha Ditore”)